Dhunoi mjekun në Lezhë, dorëzohet 24 vjeçari: Nuk më shërbeu, ishte i dehur

Dhunoi mjekun në Lezhë, dorëzohet 24 vjeçari: Nuk më

Është vetëdorëzuar në polici 24 vjeçari që dhunoi mjekun në spitalin e Lezhës.

Eduard Lleshi akuzohet se dhunoi fizikisht mjekun dermatolog Zef Doda.

I riu ka deklaruar se qëlloi mjekun me grushta pasi nuk i shërbente.

"Debatova me të dhe e kam qëlluar me grushte. Nuk po më shërbente, ishte në gjendje të dehur", mësohet të ketë thënë i riu.

Mjeku ka marrë fraktura në kokë dhe në trup. Pas ndihmës së parë në spitalin e Lezhës, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

EMISIONET