Grushta prokurorit në ambjentet e Prokurorisë së Vlorës, arrestohet autori

Grushta prokurorit në ambjentet e Prokurorisë së Vlorës,

Një prokuror në Vlorë është dhunuar në ambientet e organit të akuzës së qytetit bregdetar. 

Bëhet fjalë për prokurorin Klodian Llahja. Agresori ka kundershtuar dhe e ka goditur me grushta prokurorin për shkak të detyrës. Ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur tre ditë më parë. Prokurori Llahja ka pasur në dorë një çështje të autorit që e ka dhunuar, gjyq pronash në Himarë.

Ai ka gënjyer rojen duke i thënë se do dorëzonte disa dokumenta në Sekretari dhe ka shkuar dhe ka qëlluar prokurorin.

Policia e Vlorës ka arrestuar autorin që dhunoi prokurorin.

"Më datë 28.2.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.SH, banues në Vlorë, për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës”informon policia.

EMISIONET