Dhunë në ndeshjen Delvina-Butrinti, goditet gjyqtari

Dhunë në ndeshjen Delvina-Butrinti, goditet gjyqtari

Pas dhunës në stadiumin e Laçit, tjetër procedent dhune është shënuar në ndeshjen e kategorisë së dytë, e vlefshme për grupin B, midis Delvinës dhe Butrintit.

Kur po luhej minuta e 15-të, takimi u ndërpre për shkak se futbollistë dhe stafi drejtues i Delvinës sulmuan gyqtarin kryesor Cjapi. 

Më pas, tifozët e Delvinës kanë tentuar të futen në fushën e lojës por janë penguar nga policia.

Përveç përplasjeve fizike në stadiumin e Delvinës, tifozët kanë hedhur kapsolla dhe objekte të ndryshme në fushë.

 Forca të shumta policie kanë shkuar në stadium për të normalizuar situatën.

EMISIONET