Dhuna përfshin futbollin kosovar, babai i futbollistit futet me armë në fushë

Precedente dhune dhe në futbollin kosovar.

Në ndeshjen Trepça ’89 – Prishtina për grupmoshat U-17 ka ndodhur një incident ku u nxorrën edhe armët, por fatmirësisht nuk kishte të lënduar.
Pas përfundimit të sfidës, ka reaguar skuadra e Trepça '89 që në një deklaratë për mediat kanë pasqyruar të gjithë ngjarjen e ndodhur. Sipas tyre personat që ‘prishën’, takimin janë prindëri dhe vëllai i një futbollisti të Prishtinës.

Njoftimi i Trepça '89 për mediat:

 “Edhe kjo ndodh në futbollin Kosovar.
Sot gjatë ndeshjes kampionale të grupmoshave U-17
KF Trepça’89 – KF Prishtina
Nderpritet ndeshja saktësishtë në minutën e te rezultati 1:2 për KF Prishtinën vjen te rrëmuja ndërmjet njërit lojtar të KF Trepçës’89 dhe KF Prishtinës, ( Kushtrim Rrmoku) në fushë hynë familjarët e Rrmokut, Prindi dhe vëllau dhe nxjerr revolen si i çmendur trazon jo vetëm lojtarët në fushë por edhe Trejnerët e ata Simpatizues e Familjar të cilët ishin të pranishëm.
Me kësi gjeste nuk përparon futbolli Kosovar.
Si t’Ju garantojm ne siguri prindërve të futbollistëve kur ata na besojn neve.
Kryesia e KF Trepçës’89 dënon ashpër incidentin e sotshëm dhe kërkon nga organet kompetente të mirren seriozishtë me rastin që mos të bëhet vonë.
Ku sipas informatave i njejtie ka kërcënur me revole edhe Delegatin e ndeshjes.
Kjo tregon se si KF Prishtina mundohet në gjdo mënyrë të fitoj trofet e mundshme.
Ky kriminel, ky i sëmuar mental ky i çmendur (falenderojm ata të cilët na siguruan edhe fotot e të dyshuarve) të reagoj në këtë mënyrë. Kur të gjithë e dim se si Ata të cilët investojn në Futbollin Kosovar e të dalin këta matrapaz e sidomos ti trazojn gjeneratat e reja ku gjithnjë potencohet që këto gjenerata janë ardhmëria e sportit e në veqanti Futbollit Kosovar. Me të vërtet jemi të hendikepuar me rastin e sotshëm dhe nuk po mundemi me paramendue kur një i “çmendur” reagon në atë mënyrë kur tash jemi edhe anëtar e Institucioneve më të larta Ndërkombëtare të FIFA-s dhe UEFA-s, kur të gjithë e kanë vështrimin nga ne, kurse ky kriminel të reagoj në këtë mënyrë është e pafalshme.
Shpresojm se të gjitha organet si të FFK-së dhe ato të Sigurisë, Policia e Kosovës të cilët i falenderojm për intervenimin profesional ku personi në fjalë edhe është arrestuar nga ana e Policisë.
Pra këto organe të bashkëpunojn rreth organizimeve të evenimenteve Sportive.
Shpresojm se ky do të jetë rasti i fundit dhe mos të përsëritet e mos të trazohemi Kryesitë e Klubeve, Futbollistët, Familjarët e tyre.
Me respekt por të indinjuar tej mase
Kryesia e KF Trepçës’89”


Personi i cili u fut në fushë i armatosur sipas klubit të KF Trepçës’89

EMISIONET