Dhuna në Rrugën e Kombit, nis procedimi penal dhe për policët

Dhuna në Rrugën e Kombit, nis procedimi penal dhe për

Prokuroria e Kukësit ka nisur një tjetër procedim për protestën  në Rrugën e Kombit. Krahas 23 protestuesve të proceduar për tre akuza për shkatërrim pronë, shkatërrim prone me dhune , dhe kundërshtim të punonjësve të policisë,  procedimi tjetër eshte për kryerje të veprimeve arbitrare  nga efektivet e policisë.

 Burime nga prokuroria  bëjnë me dije për Ora News se edhe për këtë procedim janë duke u zbardhur pamjet filmike që kanë fiksuar protestën për të parë veprimet e policisë ndërsa janë duke u marrë edhe dëshmitë e protestuesve. Deri tani nuk dihet ende numri i efektiveve të proceduar.  

Në proteste u angazhuar rreth 80 efektive të cilet ishin kryesisht  të komisariatit të Kukësit dhe FNSh-së së Tiranës  dhe të Shkodrës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit  ne kete proteste u plagosën 14 efektive  njëri prej të cileve  më rëndë ndërsa nuk pati asnjë informacion për protestues të plagosur.


Deri tani janë 11 protestues te arrestuar.

Çfarë ndodhi më 31 mars 2018

EMISIONET