Dhuna në Gaza, mijëra njerëz marrin pjesë në funeralin e mjekes palestineze

Mijëra palestinezë kanë marrë pjesë në funeralin e një mjekeje vullnetare në Gaza, që u vra nga izraelitët gjatë protestave në kufi.

Razan al-Najar, 21 vjeç, u qëllua për vdekje ndërsa vrapoi drejt gardhin kufitar të premten për të ndihmuar një viktimë, thanë zyrtarët e shëndetësisë palestineze.

Në një deklaratë ushtria izraelite tha se do të hetonte vdekjen e saj.

Më vonë të shtunën raketat u lëshuan nga Gaza dhe Izraeli njoftohet se u përgjigj me sulme ajrore.

Vdekja e Razan al-Najar pason javët e dhunshme vdekjeprurëse në kufirin Gaza-Izrael.

Trupi i saj kaloi nëpër rrugët e Gazës, mbështjellë me një flamur palestinez.

Babi i saj mbante në dorë xhaketën mjekësore te mbuluar me gjak, ndërsa njerëzit e tjerë kërkonin hakmarrje.

Më shumë se 100 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite. Protestuesit kërkojnë të drejtën për t'u kthyer në shtëpitë e tyre stërgjyshore, në atë që është tani Izraeli.

Izraeli ka deklaruar se ka hapur zjarr vetëm mbi njerëzit që kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe ka fajësuar grupin Hamas për organizmin e dhunës.



EMISIONET