Dhuna në Fushë-Krujë, analisti sportiv zbulon përgjegjësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2019, 22:25
Opinionisti sportiv, Xhevdet Zekaj ka zbuluar përgjegjësit e kaosit të ndodhur në Fushë-Krujë para ndeshjes së Superligës, Kastrioti-Skënderbeu. I ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko", Zekaj pohoi se përgjegjësit kryesor për këtë ngjarje janë policia private.
"Policia private ka pasur përgjegjësi në ngjarjen e Fushë-Krujës. Ata marrin përgjegjësi 2 orë para ndeshjes. Policia e shtetit thirret vetëm kur ka një problem."-tha Zekaj.