OSBE ka reaguar lidhur me sulmin e ndodhur dy ditë më parë ndaj gazetarit Enver Doçi. Përmes një mesazhi në “Twitter”, OSBE iu bën thirrje autoriteteve të hetojnë për incidentin e ndodhur në Dibër, si dhe të sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve.

“Të shqetësuar për sulmin fizik të së shtunës ndaj gazetarit të News 24 EnverDoçi gjatë operacionit policor në Shqipëri. Dhuna ndaj anëtarëve të mediave është e papranueshme. Unë u bëj thirrje autoriteteve të hetojnë dhe sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve gjatë raportimit.”, thuhet në reagimin e OSBE.

/Ora News.tv/