Dhuna ndaj fotografit të Flamurtarit, Idrizi: Këta trimosha që masakrojnë klubet duhen bërë shembull

Dhuna ndaj fotografit të Flamurtarit, Idrizi: Këta trimosha që

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cilësoi batakçinj mbështetësit e Partizanit që dhunuan fotografin e klubit vlonjat gjatë ndeshjes së zhvilluar në kryeqytet. Pavarësisht këtij incidenti, Idrizi theksoi se policia nuk duhet të kthehet në shkallët e stadiumit, por kërkoi dënim shembullor për agresorët dhe jo për klubin.

"Këta trimosha që masakrojnë klubet e tyre dhe futbollin shqiptar nuk duhet të kenë guxim të kalojnë gardhin kur të shikojnë si vepron ligji mbi ta. E përsëris pra, nuk është problemi te dënimi i një klubi, 4 apo 5 klubeve sepse mund t'i ndodh të gjithëve, mund të na ndodh edhe ne bashkë këtu. E përsëris. Klubet shqiptare pavarësisht situatave ku ndodhen kanë tashmë edhe përgjegjësinë e dyfishtë, atë të menaxhimit të tifozerive të tyre."-tha fillimisht Idrizi.

Idrizi zbuloi se do të apelojnë kartonin e kuq të marrë nga Andi Ribaj, ndërsa thumboi institucionin që drejton futbollin në vend.

"Këto janë gabime njerëzore, por kur bëhen në vazhdimësi atëherë do të thotë se duhet të pranosh realisht këtë pjesë të kësaj idiotësire që drejton futbollin shqiptar. Pra nuk është kollaj të marrim sopatën dhe të presim koka njerëzish, as të bëjmë kurban. Problemi është se çfarë do të bëjmë me këtë futboll?"-shtoi ai. 

Disiplina e dënoi me dy ndeshje pa tifozë Partizanin dhe gjobë, ndërsa nuk pati asnjë reagim për kartonin e kuq të Andi Ribaj.


EMISIONET