Një magazinë me sasi të konsiderueshme mallrash, të pashoqëruar me dokumente/faturë tatimore, është zbuluar sot në Shkodër.

Nga verifikimet e kryera nga autoritetet rezultoi se magazina që ishte e fshehur në mjediset e shtëpisë,  ishte e përshtatur si e tillë dhe në të ruhej malli i gatshëm për tregtim.

Ambjenti ishte i padeklaruar në organet tatimore.

Përveç masave administrative të ndërmarra, për shkeljet e konstatuara, subjekti u procedua penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për “Fshehjen e të ardhurave”, si dhe për veprën “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” parashikuar nga nenet 180 dhe 179 të Kodit Penal.


/Ora News.tv/