Dhjetra shtëpi e biznese të përmbytura në Krujë, Fushë Krujë e Kurbin

Dhjetra shtëpi e biznese të përmbytura në Krujë,

Një familje është detyruar të lërë shtëpinë, ndërsa dhjetra të tjera janë me prezencë uji nga përmbytjet që pasuan reshjet intensive të shiut. Mbi 350 ha tokë janë në ujë vetëm në Kurbin, ndërsa në të gjithë qarkun ende nuk ka një bilanc.  Banorët e zonave të prekura thonë se shkak për përmbytjet janë mos pastrimi i kanaleve të larta kulluese, ndërsa nga ana tjetër akuzojnë se nuk kanë patur asnjë prej vendorëve pranë.

Pamjet në video tregojnë vërshimin e ujërave në Fushë Krujë e Kurbin  pas reshjeve intensive të shirave që përfshinë vendin mbrëmjen e të hënës.

Shumë familje kaluan një natë të vështirë dhe në mëngjes u përballen me pasojat.

Lumejt Zezë, Gjolë e Ishëm ishin dalë nga shtrati duke mbuluar rrugët.

Vërshimi i ujërave rrethoi dhjetra banesa dhe detyroi një familje në Kurbin që të braktisë shtëpinë.

Në disa banesa depërtoi në katet e para, duke shkaktuar pasoja siç tregojnë pamjet në video.

Shumë të tjera mbeten të rrethuara nga uji që nisi tërheqjen në orët e pasdites.

Banorët u ankuan për mungesën e mbështetjes nga autoritetet vendore

Përmbytje u raportuan në Murqinë, Mallkuç, Derven e Larushk.

350 hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit vetëm në Bashkinë Kurbin, ndërsa në të gjithë zonën sipërfaqja është shumë më tepër.

Sipas banorëve, shkak për situatën ishte edhe mos pastrimi i kanaleve kulluese.

Zyrtarët thotë se situata ka ardhur për arsye të nivelit të lartë të reshjeve, ndërprerjes së energjise elektrike si dhe dëmtimi i argjinaturës së kanalit të ujërave të larta Kurbin.

Hidrovorët e Tales, Shllinzës dhe Drojes, sipas të dhënave janë vetëm pak metra nën kuotën kritike.

Ndërkohë përmbytja e stacioneve të pompimit në Fushë Krujë, Fushë Kuqe dhe Adriatik, ka shkaktuar probleme me furnizimin me ujë të Durrësit e Shijakut.

EMISIONET