Dhjetori i shtrenjtë, produktet që u rritën më shumë

Dhjetori  i shtrenjtë, produktet që u rritën më shumë

Shqiptarët kanë shpenzuar më shumë para  gjatë muajit dhjetor për të blerë produktet e shportës ushqimore. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja e më e madhe e çmimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka qenë në grupin ushqime dhe pije alkoolike.

Frutat dhe zarzavatet janë ato që kanë dhënë edhe kontributin kryesor në rritjen e çmimeve në këtë nëngrup. Kjo tendencë shpjegohet me faktin që prodhimi vendas gjatë dhjetorit është shumë i paktë  dhe importi sjell impakt në shtrenjtimin e produkteve. Rritje të çmimit kanë pësuar edhe qiraja, uji  transporti dhe shërbimi arsimor.

Sipas Institutit të Statistikave Inflacioni mesatar i vitit 2017  është 2%, duke rezultuar poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë i cili kërkon një inflacion në nivelin e 3%.

Krahasuar me një vit më parë inflacioni është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2016, kur ishte 1.3%, Norma mesatare vjetore  E INFLACIONIT prej 2% është më e larta e regjistruar në pesë vitet e fundit.

Rritja vjetore e çmimeve

 “Ushqime dhe pije joalkoolike”  +1,13 %

“Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” 0,45 %

“Transporti”  0,13 %.

 “Pije alkoolike dhe duhan”  0.02%

 “Veshje dhe këpucë, “ 0.02%

Shërbimi arsimor”  0.02%

 “Hotele, kafene dhe restorante” 0,02 %

Niveli i inflacionit

2016   1.3%

2017   2%

Objektivi i BSH 3%

EMISIONET