Lajme të këqija nga infermjeria e Lazio-s. Sulmuesi i të kaltërve dhe kryegolashënuesi i Seria, Ciro Immobile do të mungoj të paktën për 15 ditë.

"Do të duhet kohë për të marrë rezultate më të detajuara, por Immobile ka pësuar një tërheqje të shkallës së tretë në biciplitit femor në kofshën e djathtë.

"Ai do të monitorohet dhe do t'i nënshtrohet trajtimit përgjatë javës. Parashikimi mbetet për 15-20 ditë për momentin. Ndërkohë rikthimi në sfidën me Inter është një opsion, por duhet të shohim se si zhvillohet situata."- tha doktor Fabio Rodia për "Lazio Style Radio".

 Sulmuesi u dëmtua në takimin me Torinon, i fituar me rezultatin e ngushtë 1-0.

Dëmtimi i Immobile do të ishte një goditje e madhe për Simone Inzaghi që do të humbas shërbimet e sulmuesit kryesorë, në sprintin final të sezonit. Momentalisht Lazio po lufton për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, objektiv që deri tani po e përmbush.

/Ora News.tv/