Arturo Vidal nuk do të jetë i gatshëm për Bayern Munich në sfidën kundër Realit të Madridit.

Mesfushori kilian do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacionit të vogël në gju pas lëndimit që pësoi dje në stërvitje.

Në konferencën për mediat, trajneri i bavarezëve , Jupp Heynckes ka deklaruar:

 “Arturo u rrëzua pa pasur kontakt me askënd dhe tani ka problem me gjurin. Tani ai ka nevojë t’i nënshtrohet një procedure të vogël dhe do të mbetet jashtë për momentin. Ajo që dimë është se Arturo është luftarak dhe kam besim në riaftësimin e tij”,-tha Heynckes.

Bayern Munich pret Realin e Madridit në gjysmëfinalen e Champions League, me takimin e parë që luhet më 25 prill dhe ajo e kthimit me 1 maj.

/Ora News.tv/