Pa dyshim që mund të keni dëgjuar për shëronjësit shpirtëror, që pretendojnë se bëjnë mrekulli me një prekje, që heqin magji etj etj.

Dy të tillë ekzistojnë edhe në Gjirokastër, Evis Zajmi-Ramusholli dhe Engjell Qato.

Ata pretendojnë se kanë dhunti të veçantë deri në atë pikë sa seancat mund ti realizojnë edhe në distancë. 

Supozojmë, nëse ti ke dhimbje koke dhe stomaku mjafton ti dërgosh një foto në fb e tyre dhe gjithçka zgjidhet.  

Gazetarja e BOOM kontaktoi vetë me dy shëronjësit. Lexoni bisedën më poshtë për të kuptuar më shumë rreth këtij "biznesi", ku seancat kushtojnë jo pak.

Gazetarja: Kam një javë që kam dhimbje shumë të forta stomaku dhe dhimbje të forta koke.

Shëronjësi shpirtëror: Do më marrësh rreth orës 2-3. Të lidhem me atë partneren time dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë.

Gazetarja: Me zonjën Evis.

Shëronjësi shpirtëror: Po, se të dy do të bashkëpunojmë. Unë kam fuqi shëruese, ajo ka shikimin. Shikimin e forcës së padukshme.

Gazetarja: Unë nuk ngrihem dot nga vendi, mund ta realizojmë dot me telefon?

Shëronjësi shpirtëror: Mund ta bëjmë dhe në distancë. Ke faqe facebooku?

Gazetarja: Po.

Shëronjësi shpirtëror: Hyr në fb tonë dhe më dërgo një foto tënden.

Gazetarja: Kam frikë më foto.

Shëronjësi shpirtëror: E do pa foto. Një seancë është 25 euro.

Gazetarja: Nuk jam në Gjermani unë.

Shëronjësi shpirtëror: Në Gjermani është 120 euro.

Gazetarja: Në Shqipëri është 25 euro? Në emision thatë se është 10-20 mijë lekë të vjetra.

Shëronjësi shpirtëror: Po për shqiptarët është 20 mijë lekë.

Komunikuesja spirituale: Seancat në distancë funksionojnë kështu: Ti do të shtrihesh dhe do të përqëndrohesh ku ke dhimbje, në stomak dhe tek koka.Ne aty pastaj do të ndërhyjmë tek çështjet e tua.Të shikojmë pse e ke atë bllokim energjie.Do punojmë me to. Atu procesi nuk dihet...Mund të kesh ndonjë kokëdhimbje, mund të qash.Pastaj rregullohesh.

Gazetarja: Një ditë tjetër mund të caktojmë dhe një seancë për qenin tim?

Komunikuesja spirituale: Patjetër mund ta bëjmë edhe atë. Unë punoj në Gjermani dhe në Gjermani seancat më kafshët dhe në këtë çështjen e energjisë janë të shumta.


 

/Ora News.tv/