Dy ditë pas ngjarjes në Lushnje, ku një 24-vjeçare humbi jetën pasi një pllakë mermeri ra nga kamioni mbi makinën me të cilën ajo udhëtonte, përsëri nuk është marrë asnjë masë për kontrollin e këtyre mjeteve.

Kjo ka ndodhur në Devoll, ku automjete të tonazhit të rëndë janë parë të lëvizin pa u shqetësuar nga ashkush.

Siç duket edhe nga këto foto të siguruara nga Ora News, kamioni i ngarkuar me pllaka mermeri po qarkullon lirshëm dhe pa asnjë masë sigurie.



/Ora News.tv/