Devolli me dy kryetarë: Njëri brenda i ruajtur me policë, tjetri jashtë proteston

Devolli me dy kryetarë: Njëri brenda i ruajtur me policë, tjetri

Lufta për bashkinë e devollit vijon, me socialistët në zyrë e opozitën në protestë. Forca të shumta policie përfshirë edhe FNSH kanë blinduar godinën, ndërsa Eduard Duro dhe Bledjon Nallbati pretendojnë zyrën e kryetarit. Lulzim Basha paralajmëroi se pushteti lokal po uzurpohet, ndërsa Ervin Salianji tha se qytetarët nuk do lejojnë instalimin e juntës së devilave sic e cilësoi ai.

Ka përfunduar pas 9 orësh protesta e PD-së përpara Bashkisë Devoll. Ish-kryetari Nallbati tha se protestat do vijojnë edhe në ditët e ardhshme,

Nallbati: " Protestat do vijojnë edhe në ditët e ardhshme. Falënderoj qytetarët për protestën e sotme. Jashtë orarit zyrtar kryetari i vetëshpallur ngujohet në bashki. Aksioni opozitar do të vazhdojë në rrugën e ligjshmërisë, demokracisë dhe lirisë."

Ndërkohë kryetari Eduard Duro ndodhet akoma në bashki.

Çfarë ndodhi mëngjesin e sotëm?

Kryebashkiaku socialist i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit u fut të premten pasdite (26 korrik 2019)  me forcë në zyrë, por demokratët nuk janë tërhequr nga beteja për Bashkinë e Devollit.

Sot, e hënë, 29 korrik, Eduard Duro, mbërriti në bashki rreth orës 06:30  minuta  dhe me kërkesë të tij, forca të shumta policie përfshirë edhe FNSH blinduan ndërtesën.

Rreth një orë më vonë, para bashkisë mbërriti demokrati Bledjon Nallbati i shoqëruar nga qytetarë.

Njëri me policinë në krah e tjetri me mbështetësit, që të dy pretendojnë se kanë të drejtë për Zyrën e Kryebashkiakut të Devollit.

Demokrati Nallbati flet për uzurpim të zyrës të bashkisë, ndërsa socialisti Duro, pret që punonjësit e Bashkisë të rikthehen në detyrë dhe të distancohen nga veprimet e ish drejtuesit.

Bledion Nallbati: "Sot Bashkia është kthyer në burgun 313. I zaptuar nga vetë shteti. Keni parë dhe pamje më të rënda Institucioni i bashkisë është uzurpuar duke shkallmuar dyert dhe duke u marrë në mënyrën më të keqe të mundshme, si hajdut, kriminel në momentet kur institucioni ka qenë i mbyllur dhe jashtë orarit të punës. Unë jam kryetari i ligjshëm i zgjedhur me votat e 59% të qytetarëve të Devollit në një proces legjitim. Në një proces ku partia shtet ka vendosur ta marrë me dhunë këtë institucion e ka rrethuar me polici dhe e mban të uzurpuar"    

Eduard Duro: " Nuk eshte normale sepse po të ishte normale nuk do ishte policia aty, por as normale nuk është grumbullimi i atyre njerëzve aty."  

Nga ana e ish kryetarit të bashkisë, Bledion Nallbati është njoftuar që do të kishte grumbullim njerëzish. Ka disa punonjës bashkie dhe familjarë të tyre të cilët me urdhër të ish-kryetarit janë mbledhur aty ndërkohë që duhej të ishin secili në zyrën e vet."

Bledion Nallbati: Beteja jone nuk është  për zyrë e karrige por për ligjshmëri. Unë do jem me qytetarët këtu atje. 

 Eduard Duro: Punonjesit e bashkisë janë të ftuar të hyjnë në zyrë.

 Për situatën, kryedemokrati Lulzim Basha në rrjetet sociale tha se qeverisja lokale po uzurpunohet, ndaj paralajmëroi se përgjegjesit sipas tij do të kenë fatin që meritojnë. 

Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!" shkruan Basha ne facebook.

Ndërsa Ervin Salianji nga Devolli tha se Eduard Duro do të kallëzohet për përvetësim titulli, ndërsa opozita nuk do të lejojë instalimin e një “junte debilash”

Ervin Salianji: "Nuk po lejohet instalimi i një junte debilësh që flenë nëpër institucione publike duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para. Një barkderr i shëmtuar sa kryeministri Rama shkallmoi dy herë institucionet për të treguar që këtu nuk ka institucione, nuk ka ligj dhe vetëgjyqësia është akti në të cilin do të mbajë përgjegjësi në bazë të një kallëzimi penal."

Ndërkohë në një panoramë krejtësisht të ndryshme, Gëzim Topçiu u betua për herë të 6 si kryebashkiak i Maliqit dhe Armando Subashi nisi mandatin e dytë në drejtimin e Fierit.



EMISIONET