Sherr mes vajzash, digjet makina e vajzës së këngëtares

Një automjet tip “Smart” me targa AA311JI  është djegur plotësisht mbrëmjen e së martës (30 tetor 2018) në Bilisht.

Pronarja e makinës, Deizi Arapi, 23 vjeçe, ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

Makina në pronësi të vajzës së këngëtares Luljeta Perbasha ishte e parkuar pranë banesës kur u dogj.

23-vjeçarja dyshon se zjarri ka lidhje me një koflikt me një tjetër moshatare në qytetin e Bilishtit ndaj akuzon babain e vajzës për zjarrvënie të qëllimshme.

Policia e Korçës thotë se po heton për sqarimin e rrethanave.


EMISIONET