Deti i trazuar përmbyt disa varka në Vlorë

Disa varka të vogla peshkimi janë përmbytur në det në qytetin e Vlorës. Moti i keq i shoqëruar me erë të fortë, ka sjellë dallgë të mëdha në det.

Rreth pesë varka janë mbytur në zonën e plazhit të vjetër ku qëndrojnë zakonisht.

Për shkak te motit te keq lundrimi detar në Vlorë mbetet i pezulluar edhe këtë të diel.

Ndërkohë, era e fortë ka dëmtuar fiderin "Vlora 1" prej 6kV, duke rrëzuar shtyllat.

Ekipet e defekteve ndodhen në terren duke riparuar rrjetin, i cili furnizon një pjesë të spitalit rajonal.

"Moti i keq është i disfavorshëm për një rikthim të shpejte të energjisë, megjithatë stafet dhe masat shtese, të marra në kushtet e emergjencës, do reduktojnë kohën e riparimit të fiderit qe ndodhet në zonën e TEC-it, Vlorë", sqaron OSHE.

EMISIONET