Policia greke ka zbuluar detaje te reja per sasinë e heroinës së sekuestruar në pikën kufitare Kapshticë më 19 janar të këtij viti, ngjarje që shkaktoi një seri shkarkimesh në radhët e policisë shqiptare.

Sipas hetimeve, ka prova të forta qe tregojnë se droga mund të jetë e shoferit të autobusit Ilir Rustemi. Ky i fundit u arrestua në flagrancë sapo kaloi kufirin në drejtim të Greqisë, pasi kontrolli i policisë helene zbuloi drogën e fshehur në mjetin e transportit.

Pas arrestimit, policia ka kontrolluar banesën e 54 vjeçarit që drejtonte autobusin, ku ka gjetur rreth 400 gramë kanabis.

Pas zhvillimeve të fundit në hetimin e kësaj çështje, policia greke ka lene të lirë shoferin e dytë dhe kamarierin e autobusit, të cilet u arrestuan bashkë me shoferin 54 vjeçar Ilir Rustemi pasi paraprakisht u dyshuan si bashkëpunëtorë të tij.

Sasia prej 2 kilograme heroinë e sekuestruar nga policia greke, solli furtune shkarkimesh ne rradhet e policise kufitare te Kapshtices. Një ditë pas kapjes së drogës u shkarkua nga detyra shefi i hetimit të krimit në drejtorinë e kufirit dhe migracionit Edmond Cela.

Ai rezulton të jetë pronari i shoqërise Metro, e cila ka në pronësi autobusin  në të cilin u zbulua ngarkesa prej 2 kg heroine. Ndaj Celes SHCBA po vijon procedimin disiplinor bashkë me pesë efektiva të tjerë të policisë shqiptare të cilët dyshohet se nuk kanë kryer si duhet procedurat e kontrollit të autobusit ku ishte fshehur heroina.

/Ora News.tv/