Detaje interesante në prag të çeljes së Botërorit 2018

Detaje interesante në prag të çeljes së Botërorit

Kampionati Botëror "Rusi 2018" nis sot në 16:00 me ceremoninë zyrtare të hapjes në stadiumin Luzhniki në Moskë.

Janë 32 skuadra, përfshi dhe kampionen e botërorit të kaluar Gjermaninë. Do të ketë 64 ndeshje për 32 ditë.

Ndeshjet e edicioni i 21- të i Kampionatit do të luhen në 12 stadiume në 11 qytete të Rusisë.

Ky muaj pritet të tërheqë mbi 1. 5 milionë fansa në Rusi dhe spektakli televiziv të ketë një audiencë me mbi 3 milionë shikues.

Botërori “Rusia 2018” nis sot në ora 17:00, me ndeshjen hapëse mes nikoqirit, Rusisë, dhe Arabisë Saudite.

Kjo është hera e 21-të që mbahet kompeticioni më i ndjekur në histortinë e sporteve.

Në 20 herët e kaluara kanë triumfuar vetëm tetë kombëtare: Brazili pesë herë, Gjermania dhe Italia nga katër herë, Argjentina dhe Uruguai nga dy herë, si dhe Anglia, Franca dhe Spanja nga një herë.

Antonio Carbajal i Meksikës, Lothar Mathaeus i Gjermanisë dhe Gianluigi Buffon i Italisë, janë lojtarët me më së shumti paraqitje në këtë garë. Ata kanë marrë pjesë në pesë Kampionate Botërore.

Ndeshja me më së shumti gola në Botëror është ajo e vitit 1954 mes Austrisë dhe Zvicrës, 7:5

EMISIONET