Destinacioni i turistëve është Tirana

Destinacioni i turistëve është Tirana

Tirana duhet të vizitohet 24 orë dhe 4 stinët e vitit. Autoritet lokale po bëjnë përpjekjet e tyre që Tirana të kthehet në destiancion turistik të qëndrueshëm dhe jo tranzit. Në kryeqëndrën e Shqipërisë mund të vizitosh sheshin 'Skëndërbej', Muzeun Historik, Pazarin e Ri dhe mund të shijosh gatimet tradicionale.

Qendra eshte identiteti i një qyteti, muzeu, historia e tij dhe ushqimi, kulinaria tradicionale, janë ato që nuk duhet të humbasë një turist në Tiranë.

Kryeqyteti nuk synon të jetë një tranzit turistësh por destiancion për të, ashtu siç mund të jenë alpet apo bregdeti.

Në një nga zyrat e Info-Pointit të Bashkisë për 1 muaj kanë kërkuar informacion më rreth 1500 persona të ardhur në Shqipëri në mënyrë private, pa organizime të agjencive turistike.

Tirana duket një vend i këndshëmpër këta turistë serb, që nuk hezitojnë të kenë kujtimet e tyre.

"Është hera e parë që vizitoj Tiranën, qyteti është super. Kam ardhur nga Beogradi".

"Jam nga Beogradi, jam pjesë e një turi që viziton Shqipërinë. Ishim dhe në Elbasan, në Ohër do të jemi më vonë.Tirana është e bukur, do të qëdrojmë dy ditë".

Për londinezët, moti është perfekt. Kjo turiste thotë se ka hapësira të gjelbra, pavarësisht se shqiptarët e konsiderojnë këtë si mungesën me të madhe të qytetit.

"Erdhëm mbrëmë dhe do të qnëdrojmë për tre ditë.Do të shkojmë në Gjirokastër dhe Vlorë, Tirana është e dashur dhe e gjelbëruar edhe pse sytë e mi janë alergjikë. Më pëlqeu sheshi, ushqimi është i mrekullueshëm".

Një turisti i duhet më shumë informacion për destinacionet, ndoshta edhe hapja totale e Piramidës.

" Ishte e vështirë të gjenim Piramidën, çdo të bëjnë me të?"

Gazetarja: Ka një plan për kthimin e saj në një qendër për të rinjtë.

"Atëherë do të jetë e këndshme për tu vizituar".

Mirela Koçollari, Drejtore e Trashegimisë Kulturore dhe Turizimit në bashkinë e Tiranës thotë se ka disa arsye përse një turist duhet ta shoh kryeqendrën.

Koçollari: Janë shtuar disa pika si Pazari i Ri, apo sheshi "Skëndërbej" që të gjithë kanë kuriozitetin ta shohin tashmë dhe ta shijojnë këtë hapësirë, gjithashtu Muzetë e rinj që janë hapur. Turistët më pyesin kur vinë në Info-Pointet tona dhe thonë: Ku të hamë ushqime tipike lokale?

Qëllimi është që numri i tyre të rritet edhe më tej.

Koçollari: Pjesa më e madhe janë të organizuar me agjensi turistike, me tur-operatorë të ndryshëm por edhe një pjesë e mirë janë individualë që marrin avionin, tragetin apo makinën dhe vinë dhe vizitojnë Tiranën.

Është ende heret për autoritetet vendore që të kenë statistikat se nga sa persona është vizituar Tirana, pasi sezoni turistik sapo ka nisur por me optimizëm, ata thotë se artikujt e huaj kanë bërë një prezantim dinjitoz për qytetin. 

EMISIONET