“Despacito” thyen 7 rekorde botërore të Guinness

“Despacito” thyen 7 rekorde botërore të Guinness

Luis Fonsi ka thyer 7 rekorde botërore me këngën e tij hit "Despacito".

Vetëm kur menduat se çmendura e "Despacito" kishte mbaruar...

Luis Fondi ka marrë shtatë tituj Guinness World Records falë këngës që kryesoi listat e tabelave në janar 2017.

Në faqen e internetit të Guinness World Record, gjyqtari zyrtar Ralph Hannah, i cili i dha titujt këngëtarit, tha: "Në emër të GWR, është një nder të njohim zyrtarisht Luis Fonsi për suksesin e tij në mbarë botën me 'Despacito'."

Ja kush janë rekorde që kënga hit ka thyer:

1- Kënga që qëndroi më shumë javë në top listën Latine të Billboard

2- Videoja muzikore më e shikuar online

3- Videoja muzikore më e pëlqyer online

4-Videoja muzikore më e shikuar në YouTube

5- Kënga më e dëgjuar në botë

6- Videoja e parë në YouTube që ka arritur 5 miliard shikime

7- Videoja më e shikuar online

Luis Fonsi ndau një fotografi të 7 titujve në mediat soviale duke falënderuar të gjithë ata që janë ndihmuan në arritjen e këtij suksesi botëror, përfshirë Daddy Yankee, me të cilin bashkëpunoi në këngën origjinale, dhe Justin Bieber, remix-i i të cilit bëri që kënga të arrijë një sukses ndërkombëtar.

Aktualisht Despacito ka mbi 5.6 miliardë klikime në YouTube

EMISIONET