Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka është shumë pranë firmës me gjigandët e Rumanisë, Steaua Bukuresht.

Sipas mediave rumune, Qaka do të firmos për 5 vite me skuadrën që vitin e ardhshëm do të konkuroj në Europa League, pas vizitave mjekësore.

Megjithatë, mesfushori i Poli Iasi duket se ka "dështuar" në vizitat e kryera ditën e sotme, me mjekët e skuadrës së Steaua që kanë kërkuar më shumë detaje nga gjendja shëndetësore e Qakës.

Duke iu referuar këtyre mediave, kjo situatë vetëm do të shtyj prezantimin e Qakës me fanellën e Steaua, prezantim që pritet të ndodh mbrëmjen e sotme.

/Ora News.tv/