Bashkitë ende nuk kanë nisur përpunimin e të dhënave për vendosjen e taksës së re të pronave. Mungesa e të dhënave, që duhet t'i ofrojnë institucionet qëndrore, është duke u bërë pengesë për Zbatimin e metodologjissë së re. Kreu i Shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali deklaron se aktualisht njësitë vendore po hasin vështirësi për të mbledhur të dhënat

 Agron Haxhimali: Por në kushte shumë të vështira të mungesës së të dhënave. Institucionet ndërqeveritare  nuk i kanë mbështetur shumë si OSHEE, Enti i Banesave, ZRPP është një gangrenë totale, apo edhe institucine të tjera që e kanë të detyruar bazuar në vendimin e qeverisë ti sigurojnë të dhëna bashkive, pra kjo nuk ka ndodhur. Bashkëpunimi ndërinstitucional është shumë i vakët.

Kreu i shoqatës së bashkive shprehet se ndryshimi i llogaritjes së kësaj takse në mes të vitit nuk është korrekte.

Agron Haxhimali: Që Shqipëria ta kishte zgjidhur problemin e kadastrës fiskale. Do ishte shumë mirë që ne të kishim një database dhe pasi ta kishim këtë database të plotë do ishte mirë që të fillonim t'i taksonim. 

Bashkitë kanë afat deri në 1 janar për të futur në zbatim metodologjinë e re. Aktualisht në pjesën më të madhe të tyre vijon të zbatohet skema e vjetër e mbledhjes së taksës me një shumë fikse, edhe pse ligji parashikon ndryshimin duke nisur nga data 1 prill I këtij viti.

/Ora News.tv/