Dështon sërish seanca për Shullazin, Gjykata gjobit avokaten për mungesë

Dështon sërish seanca për Shullazin, Gjykata gjobit avokaten

Në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda ka dështuar për herë të pestë seanca për Emilajno Shullazin dhe grupin e tij. 

Shkak është bërë mungesa e avokates së caktuar kryesisht nga gjykata Eralda Brahimasi, e cila mbron kryesisht Gilmando Danin.

Për këtë arsye, Gjykata gjobiti 10 mijë lekë avokaten Brahimasi, ndërsa rastin e mungesës vendosi t’ia referojë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Në seancë ishin të pranishëm Endrit Qyqja dhe Gilmando Dani, ndërsa të pandehurit e tjerë kanë preferuar të mbrohen nga avokatët

Ndërkohë Gjykata pezulli afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit.

Dosja ka nisur të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda prej janarit 2019 por deri tani nuk është mbajtur asnjë seancë. 

Seanca e radhës u caktua në 25 mars.

EMISIONET