Facebook është gati për të hequr dorë nga plani për të krijuar dronë që bëjnë lidhjen e internetit, kompania ka konfirmuar.

Projekti Aquila, i shpallur në 2014 dështoi pasi nuk arriti të realizonte fluturimet e zgjatura të menaxhuara nga lidhjet ajrore nga platforma të tjera, përfshirë edhe Google.

Në një provë, një prej avionëve të Facebook theu një krah kur po ulej në tokë.

Të marten, kompania tha se në vend të kësaj do të bashkëpunojë me firma të tilla si Airbus për të vazhduar përpjekjet e saj për të lidhur më shumë njerëz me internet.

Vendimi nënkupton mbylljen e një objekti në Bridgëater, Britani të Madhe, që ishte përdorur për të ndërtuar teknologjinë.

/Ora News.tv/