Dështon Air Albania, Shehaj: Modeli ekonomik i gabuar, vetëm show politik

Dështon Air Albania, Shehaj: Modeli ekonomik i gabuar, vetëm show

Kompania shqiptare e fluturimeve AIR Albania duket se ka shkuar drejt dështimit. Pas disa portaleve të huaja, deputeti Agron Shehaj sqaron se ky projekt ishte i dështuar që në fillim pasi ishte një model ekonomik i gabuar. Shehaj shprehet se qeveria e majtë thjesht bëri një show me këtë projekt.

Projekti i shumëreklamuar për një kompani shqiptare fluturimesh duket se ka mbetur vetëm në lajmin e dhënë në facebook prej kryeministrit Edi Rama.

Edhe pse ende nuk ka një sqarim zyrtar, disa portale të huaja, një turk dhe një zviceran, shkruajnë se projekti “Air Albania” është lënë në harresë.

Për deputetin, Agron Shehaj, gjithçka ishte një show politik.

Agron Shehaj: Kompania ajrore “Air Albania” ka dështuar ose më mirë nuk është krijuar kurrë.Ajo ishte një shaqje që u sajua përmes avionit e ngjyrosur me emrin “Air Albania” duke bërë të gjithë ato udhëtimet njëherë me familjarët, pensionistët dhe pastaj me gazetarët. U kthye në një dështim  të jashtëzakonshëm të qeverisë. Ishte i papërshtatshëm, ishte jashtë çdo logjike ekonomike, jashtë tregut.Të gjitha kompanitë ajrore shtetërore kanë dështuar, në Europë flasim.

Sipas deputetit demokrat ulja e çmimit të biletave nuk mund të arrihet nëpërmjet një kompanie shtetërore ndërsa denoncon edhe fondet e vëna në dispozicion për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Agron Shehaj: Pengesa më e madhe është mungesa e aeroportit. Aeroporti i Vlorës absolutisht është një nevojë e domosdoshme për Shqipërinë dhe turizmin. Por aeroporti nuk duhet të jetë një mundësi tjetër për këtë qeveri që të abuzojë dhe të vjedhë fondet dhe buxhetin e shtetit ose ti japë koncesionin e radhës klientëve të vet. Aeroporti i Vlorës mund të bëhet me një shifër shumë më të ulët se këta pretendonin që ishte 100 milion euro.

Lajmi për krijimin e kompanisë kombëtare të fluturimeve u bë publik nga kryeministri Rama.

EMISIONET