“Unë kam qenë dorë çlirët, ata nuk kanë lëshuar fare pe”, kështu është shprehur kreu i Lëvizjes VetëVendosje, Albin Kurti teksa foli për dështimin e koalicionit me Lëvizjen Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempora” në RTV Ora, Kurti tha se  “dora e çlirët” e tij lidhet me lëshimin e postit të kryeministrit, kalimi në vend të 2-të, në një kohë kur vendi i parë merr më shumë vota.

Pjesë nga intervista: 

Gazetarja: Fakti që ju ishit i gatshëm për një koalicion me LDK-në  dëshmoi që edhe VetëVendosja në një mënyrë apo në një tjetër e njeh kompromisin, tërheqjen, pranimin e disa gjërave. Deri ku është kufiri i kompromisit të Lëvizjes së VetëVendosjes?

Albin Kurti: Unë kam problem kompromisin me Serbinë, sepse me shqiptarët kam bërë tërë kohën kompromise. Koncesione brenda oborrit tonë pafundësisht. Por që Serbia na ka bërë shumë dhe unë aty them jo negociata, në kuptimin e pazareve me territorin tonë. Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme dhe të mos harrojmë, që ne të VV nuk jemi radikalë për nga karakteri, siç jemi përftuar zakonisht. Por jemi jashtëzakonisht radikal për nga tema. Pavarësisht se për çfarë teme bëhet fjalë. Me këta unë kam qenë shumë dorë çlirët, ata nuk kanë lëshuar fare pe. Unë kam qenë i gatshëm të heq dorë nga pozita e kryeministrit, të merremi vesh njëherë me LDK-në dhe mandej të shkojmë në Këshill të Përgjithshëm dhe të jem numër 2 aty, kur numri 1 merr më shumë vota se numri 2.

Lexoni intervisten e plote te Albin Kurtit ne Tempora 


/Ora News.tv/