Deputeti i PS, Erjon Braçe ka reaguar pas shfaqjes së dëshmitarit x, të quajtur Albert Veliu. Në një status të gjatë në FB, Braçe e quan videodëshminë e Albert Veliut si një inskenim të organizuar nga mafia.

Deputeti Braçe hedh akuza të forta ndaj opozitës duke e konsideruar si  organizatë kriminale brenda mafias. Sipas Braçes ky krim nuk mund të kalojë me raporte mjekësore, por kërkon ligj dhe burg.

"Kete here duhet te jete burgu ne mes per cilindo te perfshire, pa perjashtuar kerkend, as Lulzim Bashen, madje me te duhet te nise", shkruan Braçe në Facebook.

Statusi i Erjon Braçes

TANI, KOHA TE NDAHEMI ME LIGJ E ME BURG!
E TMERRSHME QE LULZIM BASHA TE DEGRADOJE OPOZITEN NE NJE ELEMENT TE MAFIA-S!

Nje jave me pare, te enjten-10 maj,
fill pas akuzave te Lulzim Bashes dhe,
dy ish ministrave te tij te Drejtesise ndaj ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj, shkruajta:

MAFIA SULMON KESHTU!

Nga informacioni qe disponoja,
isha i bindur se ishte nje sulm i Mafia-s.

MAFIA nuk eshte asgje me shume se sa
nje bashkim kriminal i politikaneve te korruptuar,
prokuroreve e gjykatesve te korruptuar- emeruar nga te paret e garant per ta, krimineleve ordinere si lidhje dhe permbarues te puneve te ndyra te dy grupimeve te mesiperme.

Sot,
pas deshmise se "Bashkepunetorit X", 
dhene e shperndare nga partia me e madhe e opozites ne vend,
nuk kam me asnje dyshim se,
"videopergjimi" me te cilin nisi sulmi
eshte ne menyren me te qarte te mundshme 
nje "videoinskenim" i organizuar nga MAFIA!

Telefoni dhe profilet e mia,
jane mbushur prej dy oresh me "hahahahahahahaha"-te qeshura te zgjatura, referuar deshmise se "Bashkepunetorit X" te Lulzim Bashes.

Mua nuk me qeshet dhe,
kujtdo qe po qesh prej dy oresh, dua ti them qarte:
Refuzoj qe kete ta kaloj me te qeshura dhe nuk do lejoj kerkend, ne partine time e me gjere, ta kaloj me te qeshura kete.

Gjithe cfare ka ndodhur prej te merkures qe shkoi e deri me sot,
ESHTE NJE KRIM I RENDE!

Dje risolla ne vemendje "Grushtin e Shtetit te 14 Shtatorit 1998", me arme, madje te renda ai;
Ky qe eshte konsumuar gjate kesaj jave eshte
nje "Grusht Shteti i Bardhe", 
organizuar e konsumuar deri ne kete pike nga MAFIA,
kunder institucioneve kushtetuese e publike te SIGURISE,
ne krye te te cilave eshte ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj.

Eshte uleritese qe,
ne krye te ketij sulmi te MAFIA-s eshte Opozita!

Opozita eshte nje institucion kushtetues ne kete vend,
referuar Kushtetutes se Republikes gjithnje e jo thjesht nisur nga
radhitja e Lulzim Bashes pas Presidentit, kryetarit te Kuvendit e kryeministrit.

Eshte e tmerrshme qe, 
Opozita te degradoje nga nje institucion kushtetues ne
nje organizate kriminale brenda MAFIA-s, 
lidhur e bere gonxhe me kriminele ordinere,
perfshire ne nje mashtrim kriminal, shantazh po te tille,
brenda nje sulmi qe synon destabilizimin e qeverisjes kushtetuese dhe vendit!

Videoinskenimi eshte produkti dhe deshmia publike per kete!

Ndaj ky krim nuk kalon me te qeshura,
sic shume krime te tjera konsumuar e harruar ne kete vend.

Nuk kalon as me raport mjekesor sic edhe nje here sot,
kur dy ministra te Drejtesise dhe nje deputet nuk u paraqiten ne Prokurori.

Ky krim kerkon hetim dhe ndeshkim.
Domethene ky krim kerkon ligj dhe burg!

Po po,
kete here duhet te jete burgu ne mes per cilindo te perfshire,
pa perjashtuar kerkend, as Lulzim Bashen, madje me te duhet te nise.

Kush tani do me kujtoje se ai eshte kreu i Opozites dhe se nuk mund te lihet vendi pa Opozite,
duhet te kuptoje se eshte krim edhe me i madh degradimi i Opozites ne nje element te MAFIA-s.

Krimi me videoinskenimin,
eshte nje rrezik i tmerrshem per lirite dhe te drejtat e individeve ne kete vend, po aq edhe per institucionet kushtetuese e publike te shtetit!

Kush e fal apo amniston,
do marre luften me vete!


/Ora News.tv/