Dëshira e aktorit Vasili: Nuk dua të shoh udhëheqës të ngjirur në mitingje

Dëshira e aktorit Vasili: Nuk dua të shoh udhëheqës të

Aktori Laert Vasili i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora shprehu dëshirën se në do dontë të mos shihte më më udhëheqës të ngjirur nëpër mitingje sepse jemi shumë pak për të qenë të përçarë.

Vasili: Do kisha një dështirë shumë të madhe që kjo dorështrirje e Ramës të shënonte një kthesë në debatin politik dhe në gjithë polemokën e dy grupimeve më të mëdha majtas dhe djathtas. Do kisha një dëshirë të zbuteshin tonet ofendues, arrogante, tonet e sharjes, kërcvënimet do shkosh ti në burg apo do shkoj unë në burg. Do doja të mos shihja më udhëheqës të ngjirur nëpër mitingje sepse jemi shumë pak për të qenë të përcarë. Gjithashtu ajo që kam vënë re është se vetëm në studiot televizive shqiptare kam parë të citohen gjermanët, francezët, austriakët. Nuk besoj se në studiot televizive të Francës kur diskutohet për politikë del dikush dhe thotë gjermanët thanë këtë.


EMISIONET