Deshi të komplotonte për të fituara para, gruaja përplaset me kokë para makinën

Deshi të komplotonte për të fituara para, gruaja përplaset

Një person që deshi të bënte një truk përpara një makine, pësoi lëndime të forta, duke u përplasur me kokë përpara makinës.

Rasti i çuditshëm u kap nga kamerat e trafikut në jug-perëndim të Kinës.

Personi hidhet para makinës, por vetëm se ka llogaritur kohën gabim duke përfunduar në parakolpin e saj.

Komploti i "crash-for-cash", i njohur në gjuhën kineze si "peng ci", fjalë për fjalë do të thotë "prekëse prej porcelani" është një mënyrë e zakonshme për mashtruesit që të bëjnë para nga viktimat e tyre.

Persona të ndryshëm dalin nga "askund" para automjeteve, ndërsa shoferët zakonisht frenojnë dhe përplasen lehtë me viktimat e tyre, të cilët më pas pretendojnë lëndime dhe kërkojnë kompensim.

Megjithatë, gruaja pësoi lëndime të rënda pas komplotit të pasuksesshëm, sipas mediave lokale.

 Incidenti thuhet se u zhvillua të dielën në Lincang të qarkut Linxiang në provincën Yunnan.

Besohet se policia lokale po heton incidentin.

Nëse gjendet fajtore për përpjekjen e saj për mashtrim, gruaja nuk do të marrë kompensim për rrëzimin.

EMISIONET