Kombëtarja e Francës u kualifikua për në fazën e cerekfinaleve të Kupës së Botës duke mposhtur Argjentinën me rezultatin 4-3 në raundin e 1/16-ave.

Tekniku i "gjelave", Didier Deschamps u shpreh shumë i kënaqur me performancën e skuadrës së tij dhe vlerësoi mentalitetin që ekipi tregoi ndaj kombëtares së Lionel Messit.

Madje Deschamps u ndal dhe tek ylli i Barcelonës, ku zbulon planin se si e ndaloi atë.

“Sampaoli donte t’i jepte shumë liri, që Messi të vinte pas krahëve të mesfushorëve tanë. Por, ne iu përshtatëm dhe e neutralizuam. Kishim Kante që ishte gjithmonë pas tij. Kishim dy mundësi. E para, të mos lejonim që topi të shkonte te këmbët e tij. E dyta, kur topi të merrej nga Messi, njëri ta sulmonte, ndërsa tjetri t’i qëndronte pranë. Messi ishte objekt i veçantë i vëmendjes” – deklaroi trajneri i Francës.

Franca do të përballet në fazën e çerekfinaleve me ekipin e Uruguajit.

/Ora News.tv/