Deschamps: Danimarka fajtore për rezultatin pa gola

Deschamps: Danimarka fajtore për rezultatin pa gola

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka fajësuar taktikat konservatore të Danimarkës për barazimin 0-0 në takimin e zhvilluar pasditen e sotme në "Nizhny Novgorod".

"Ne kemi arritur qëllimin tonë dhe gjëja më e rëndësishme është që ne të ishim në krye të grupit. Nuk ka përfunduar një ndeshje shumë emocionuese sepse ekipi danez ishte i kënaqur me një barazim pasi që do të thoshte se do të kualifikoheshin. Por të gjithë, ndërsa mbrojtja e tyre ishte shumë e mirë, patëm  mundësi për të shënuar. Ne nuk kishim nevojë të merrnim rreziqe në ndeshje, pasi ky rezultat ishte në rregull për të gjithë. Ne u përpoqëm të fitonim, por në 15 minutat e fundit ndeshja ishte "neutrale". -deklaroi Deschamps në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Danimarkën.

EMISIONET