Disa nuk kanë vënë gjumë në sy, disa të tjerë pas një vështrimi nga dritarja janë qetësuar e ndërsa frika  duket se do të zgjasë deri në orët e para të së shtunës. Të gjitha dyshimet  që kanë  mbizotëruar deri tani se a do të përplaset ndonjë planet tjetër me Tokën?  A do të shpërthente  dielli?  Tre ditët e  erresirës? Deri në këto orë e kanë një përgjigje: Bota nuk do të përmbyset. Kalendarin e lashtë Maja para disa orësh të gjithë mbi tokë e besonin për 21 dhjetorin, fundin e një faze të rëndësishme të këtij kalendari. Interpretimet e ndryshme të këtij kaledari kanë bërë që fundin e një epoke dhe nisjen e një tjetre, ta lexojnë si fundin apokaliptik të botës. Njerëzit e lashtësisë e matnin kohën me cikle të quajtur Baktun, secili prej 394 vitesh dhe solstici dimëror i së premtes shënon fundin e 13-të.  Kalendari është bazuar në vendosjen e trupave qiellore, diellit, hënës dhe yjeve dhe u tregonte majave për tendencën mbi bujqesinë apo ekonominë. Zhurma për fundin e botës vjen nga një dru i gdhendur i majave, i bërë që në vitin 700 pas Krishtit që parashikon ngjarjet më të mëdha në këtë baktun apo cikël kohe.  Një pjesë e këtij druri mungon dhe kështu ka vend për spekulime  për mesazhin që mund të ketë patur. Ankthi dhe frika nga fundi i botës i ka kushtuar shumë punë agjensinë hapësonore amerikane NASA që të bind njerëzit se asgjë e keqe nuk do të ndodhë.

/Ora News.tv/