Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino konfirmon dy raste të vdekjes nga virusi i gripit AH1N1 ndërsa po kryhen analizat për të verifikuar nëse dhe një rast i tretë vdekjeje ka qenë pikërisht sipasojë e këtij virusi.

Silva Bino: Deri tani janë dy raste të konfirmura me grip. Një rast i tretë po verifikohet nëse ka qenë si pasojë e gripit. Kemi intensitet mesatar. AH1N1 nuk është grip derri nuk ka asgjë të pazakontë. Është virusi sezonal që po qarkullon.

Rasti i fundit nuk i përket Elbasanit por i një bashkie tjetër që doktoresha nuk e tha emrin e bashkisë.

"Kemi intensitet mesatar.  AH1N1 nuk është grip derri nuk ka asgjë të pazakontë. Është virusi sezonal që po qarkullon."

Viktimat kanë qenë të moshave 40-60 vjeç dhe me sëmundje shoqëruese që përbën dhe një faktor rreziku. Doktoresha Bino saktësoi se dhe tek fëmijët ka pasur raste të të prekurve me këtë virus por nuk ka asnjë vdekje apo formë të rëndë të këtij virusi

Ajo ka bërë thirrje për tu vaksinuar sidomos ata persona që vuajnë prej një sëmundje, teksa shtoi se është konfirmuar se personat që humbën jetën nuk kishin bërë vaksinën antigrip.

Silva Bino: Inkurajoj të gjithë njerëzit që të vaksinohen. Ka nisur që në fund të nëntorit 50 mijë doza janë prokuroruar nga MSh dhe 50 mijë doza të tjera kanë ardhur si ndihmë nga task forcë botërore për shëndetin.

Bino shton se është konfirmuar një rritje e të prekurve nga virozat, por është një situatë e njëjtë si rajoni.

Bino ka bërë thirrje që të prekurit nga fruthi të mos nxitojnë për të shkuar menjëherë në QSUT, por të vizitohen në qendrat e lagjeve. 



/Ora News.tv/