"Deri ditën e fundit", Merkel shpreson për arritjen e marrëveshjes së Brexit

"Deri ditën e fundit", Merkel shpreson për arritjen e

Kancelaria gjermane Angela Merkel deklaroi se ka ende mundësi për një "divorc" me marrëveshje të Britanisë nga Bashkimi Europian, ndonëse Berlini është i përgatitur edhe për një Brexit të vështirë.

"Ne kemi ende çdo mundësi për të arritur një proces të rregullt të Brexit dhe qeveria gjermane do të bëj çdo gjë që kjo të jetë e mundur, deri në ditën e fundit. Por, unë duhet të them edhe se ne jemi të përgatitur për një proces të vështirë", u shpreh Merkel këtë të mërkurë (11 shtator) në parlament.

Kancelarja shtoi se "fakti qëndron se pas largimit të Britanisë, ne do të kemi një kundërshtarë në derën tonë edhe pse ne duam të kemi marrëdhënie miqësore, ekonomike, të jashtme dhe bashkëpunim në çështjet e sigurisë".

"27 vendet anëtare të BE-së që do të mbeten, duhet të bashkëpunojnë dhe forcojnë unionin. Asnjë vend në botë nuk mund ti zgjidh i vetëm problemet e tij dhe nëse ne punojmë kundër njëri-tjetrit, ne nuk do të fitojmë. Unë besoj në situatat fitore-fitore, nëse punojmë së bashku", përfundoi Merkel, teksa edhe përshëndeti drejtimin e ri dhënë BE-së nga Ursula von der Leyen.

EMISIONET