Kanë mbetur ende dhjetë ditë nga "Derbi i Madoninës" mes Interit dhe Milanit, por pavarësisht kësaj dy teknikët, Luciano Spalletti dhe Gennaro Gattuzo po mendojnë se si ta interpretojnë këtë 90 minutësh, dhe pse të marrin maksimumin e pikëve. Një fakt të tillë e ka konfirmuar trajneri i zikaltërve, Spalletti, që për "Sky" ka deklaruar:

Milan? Ne do të jemi gati për derbin. Milan do të luajë futboll të mirë. Ata kanë marrë  shumë pikë dhe janë të fortë, por ne jemi në një moment të mirë. Ne do të duhet të japim më të mirët e ekipit tonë. Kjo është vendimtare për sfidat e ardhshme.

Liga e Kampionëve? Pjesëmarrja në këtë konkurs ishte një risi për ne. Fakti që lojtarët treguan një futboll të mirë dhe morën edhe rezultate, tregon se e kanë pritur me padurim emocionet e këtij kompeticioni.

Mungesat? Ne do të duhet të shohim të dhënat që do të dalin nga ekipet kombëtare për sa i përket lojtarëve. Jemi të kënaqur, sepse përveç Brozovic, i cili gjithashtu duket të jetë i rikuperueshëm, të tjerët janë mjaft të mirë".-përfundoi Spalletti.

Inter dhe Milan do të luajnë mbrëmjen e 21 tetorit derbin numër 293.

/Ora News.tv/