PS tërheq draftin, Gjoni: Shtyrje të zgjedhjeve, vetëm nëse i shërben sistemit zgjedhor

PS tërheq draftin, Gjoni: Shtyrje të zgjedhjeve, vetëm nëse

Deputeti i grupit parlamentar të pavarur, Ralf Gjoni tha se qeveria ka tërhequr draftin për reformën zgjedhore. Në një deklarat që për mediat pas përfundimit të mbledhjes së komisionit, ai tha se kushti që i kanë vendosur qeverisë është ndryshimi i objektit të komisionit të reformës zgjedhore.

Sipas Gjonit, shtyrja e zgjedhjeve mund të jetë e mundur, por vetëm nëse kjo i shërben ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Ralf Gjoni: Doja të isha transparent sa i përket kërkesës dhe kushteti që ne si grup i pavarur i kemi vënë mazhorancës qeverisës për ndryshimin e objektit të komisionit të reformës zgjedhore.

Jam mirënjohës që PS e tërhiqi draftin e fundit të saj të javës së kaluar dhe ne sot kemi qenë në bisedime me grupin demokrat dhe socialist për të hartuar një draft të pranueshëm sa i përket objektit të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Ne kemi kërkuar që objekti nga thjesht adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR të pasqyrojë një hapje të debatit mbarëkombëtar sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, sepse besojmë se baza e të këqijave janë ndryshimet e 2008.

Kemi propozuar që ndryshimi i sistemit zgjedhor të futet në objekt të këtij komisioni. Kam besim se do të biem dakord për ta ndryshuar këtë objekt dhe do isha i kënaqur që amendimi që ne kemi propozuar të futet nesër në parlament për votim.

Shtyrja e zgjedhjeve, nëse i shërben sistemit zgjedhor

Unë jam shprehur edhe më përpara sa i përket legjitimitetit të zhvillimit të zgjedhjeve në datën e caktuar nga Presidenti, por jam shprehur që edhe nuk është ndonjë katastrofë e madhe dhe ndonjë tragjedi nëse zgjedhjet shtyhen, jo për shkak të frikës që mbjell opozita në rrugë, por nëse shtyrja e zgjedhjeve i shërben ndryshimeve të sistemit zgjedhor dhe përfundimit të punës së komisionit të posaçëm. Unë nuk do kisha  asnjë problem me shtyrjen e përkohshëm të zgjedhjeve, ndoshta me disa muaj.  

EMISIONET