Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu e konsideron kërcënim të UDB-së serbe letrën e Baton Haxhiut drejtuar Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për vendimin për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër i Jashtëm.

"Kërcënim i UDB-së mbi Presidentin e Republikës së Shqipërisë", shkruan deputeti.

Në letrën e tij, Baton Haxhiu e konsideron gabim historik vendimin për mos dekretimin.  

Presidenti Ilir Meta refuzoi sot të dekretojë emërimin e Cakajt si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në letrën drejtuar kryeministrit Rama dhe që mban datën 10 janar 2019,  presidenti renditi dy argumente thelbësorë. I pari lidhet me deklaratat që Cakaj ka mbajtur për gjatë kohës si zv/ministër lidhur me të ashtuquajturin korrigjimi i kufijve, të cilat i quajti "të rrezikshme" dhe me "pasoja të paparashikueshme"

I dyti lidhet me mospasjen e certifikatës së sigurisë.  Kjo është hera e parë që një president refuzon dekretimin e një ministri.

/Ora News.tv/