Deputeti i BDI: Ligji për gjuhën shqipe përmbushi marrëveshjen e Ohrit

Deputeti i BDI: Ligji për gjuhën shqipe përmbushi

Ligji për gjuhën shqipe ka përmbushur të gjitha normativat e marrëveshjes së Ohrit. Kështu tha deputeti i BDI, Artan Grubi në një intervistë me skype për Ora News.

Nga Maqedonia, deputeti shqiptar deklaroi se miratimi i gjuhës shqipe është një arritje e jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët.

Artan Grubi: Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për ata që jetojnë në Maqedoni, por edhe për ata në Shqipëri dhe Kosovë. Me ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe me miratimin sot u përmbush pjesa normative e marrëveshjes  pasore të Ohrit. Me këtë rast u plotësua edhe një proces që ka filluar që në vitin 2001 me përfundimin e luftës së UÇK dhe me ndyrshimet kushtetuese deri në këtë arritje të fundit që është barazimi i gjuhës shqipe me atë maqedonase.

Grubi deklaroi se me këtë vendim të gjithë shqiptarët mund të flasin shqip në institucionet e Maqedonisë dhe po ashtu mund të marrin përgjigje po në gjuhën shqipe.

Artan Grubi: Çdo shqiptar ka të drejtë të flasë në të gjitha institucionet në gjuhën shqipe dhe të marrë përgjigje po në gjuhën shqipe. Kjo ështrë në kuadër të kufizimeve që i ka kushtetuta aktuale e cila përkukufizon gjuhën shqipe me 20%, me gjuhën që e flasin më shumë se 20% e popullates që janë shqiptarët. Ndryshimi kushtetues do ishte më i mirë sepse themi qe gjuha shqipe dhe gjuha maqedonase janë gjuhë zyrtare në vend të themi që gjuha e popullatës që përbën më shumë se 20%. Por këto janë kompromise që janë bërë në 2001. Por në praktikë ky ligj për përdorimin e gjuhëve është shtrirje maksimale në kufizimet që i ofron kushtetuta e Maqedonisë.

EMISIONET