Albin Kurti dhe 3 deputetët e tjerë të VV shpallen fajtorë, dënohen me 5.8 vite burg

Albin Kurti dhe 3 deputetët e tjerë të VV shpallen fajtorë,

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur vendimin për deputetët e Vetëvendosjes që akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Për 4 deputetët është dhënë dënimi me 5.8 vite burg. 

Albin Kurti dënohet me  1 vit e 6 muaj

Donika Kadaj Bujupi dënohet me  1 vit e 6 muaj

Albulena Haxhiu dënohet me  1 vit e 3 muaj

Faton Topalli dënohet me  1 vit e 3 muaj

Gjatë shpalljes së vendimit të aktgjykimit të tyre, deputetët e Vetëvendosjes nuk ishin të pranishëm në sallë, kjo për arsyje se ata konsiderojnë që ky gjykim është plotësisht politik. Njëherësh të gjitha këto dënime janë dënime me kusht në rast se për 2 vite deputetët e VV-së nuk do të kryejnë vepra të tjera penale, shkruan Zeri.info.

EMISIONET