Deputetët e opozitës mëngjesin e sotëm janë përballur me kontrollin e sigurisë të Parlamentit.

Kjo është bërë publike nga deputeti i PD, Edi Paloka, i cili tha se janë kontrolluar sikur të ishin terroristë.

Paloka: Zoti kryetar sot kur deputetët e opozitës hynë në sallën e parlamentit u kontrolluan sikur po kalonim në zonën...Ne jemi deputet nuk jemi as teroristë, as hajdutë, as kriminelë. Nëse ka nga ata i ke aty lart. Nëse ka frikë ai lideri juaj global nuk mund ta trajtoni deputetin si rreckë. Ai ta ketë të qartë se sado kontroll të bëjë aty këpucë kemi të gjithë.

Kryeparlamentari Ruçi tha se do të bënte verifikimin pasi nuk ishte në dijeni.

Ruçi: Do ta verifikoj, nuk e di si është, sapo u njoftova.

Për më shumë FOTO

/Ora News.tv/