Një 30 vjeçar, banues në Peqin është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohet si autor i dyshuar i zhdukjes së një shtetasi, për zhdukjen e të cilit kishte denoncuar vet ai. Më 29 prill, ka humbur kontaktet me familjen  shtetasi me iniciale F.F, 30-vjeç, banues në Peqin.

Pas një pune hetimore disa javore, u bë arrestimi i shtetasit Aleksandër Fadili, pasi ky shtetas dyshohet si autori i zhdukjes së shtetasit F.F.

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve  të ngjarjes.

Fatjon Fejzillari, rezulton i zhdukur prej datës 29 prill në qytetin e Laçit. Ai kishte shkuar me shokun e tij Aleksandër Fadili për të shitur perde dhe çarçafë. Viktima sipas familjarëve kishte me vete një shumë prej 2 milionë e 600 mijë lekë të vjetra.

Aleksandër Fadili ishte personi i parë që dha alarmin e zhdukjes së 30-vjeçarit.

Ai deklaroi se gjysma e shumës së parave prej 2.6 milionë lekësh ishte e tij dhe në orën 6 të pasdites së 29 prillit janë ndarë në Laçi. Pas tregtimit, do të takoheshin sërish për t'u rikthyer në Peqin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale " Vjedhje me pasojë vdekjen".


/Ora News.tv/