Denoncoi skandalin e ankandit të tokave, kërcënohet autorja e emisionit investigativ ‘BOOM’
Kërcënohet autorja e emisionit investigativ ‘BOOM’ në Rtv Ora, Fiori Dardha. Kërcënimi ka ardhur nga një person që është paraqitur si ish-kryetari i komunës Perondi, Rexhep Hajdari.
Emisioni ‘BOOM’ për 2 ditë me radhë ka trajtuar çështjen e një ankandi të zhvilluar në vitin 2012, që sipas dëshmive të banorëve ky ankand për dhënien e tokave me qira për 99 vjet, ka futur në konflikt një fshat.
Ish-kryetari i komunës Perondi, Rexhep Hajdari ka qenë në krye të bordit të dhënies së tokave me qira.
BOOM: Komuna Perondi dha me qira një fshat të tërë, fermerët në konflikt
"BOOM"sërish në fshatin Goraj për konfliktin që mori jetë dhe prishi familje
