Denoncimi i PD: Kompania Biba X, sërish nën sekuestro nga Përmbarimi

Denoncimi i PD: Kompania Biba X, sërish nën sekuestro nga

Firma Biba X,  e cila do të ndërtojë një pjesë në Uanzën e Re sipas PD është vendosur sërish nën sekuestro nga përmbarimi. Zëdhënësja Ina Zhupa, thotë se Partia Demokratike ka sjellë fakte se i gjithë Projekti i Unazës së Re është i paligjshëm, korruptiv dhe në shkelje të plotë të vendimit të qeverisë.

Partia Demokratike akuzon se firma Biba X, e cila do ndërtojë një pjesë të Unazës së Re me një fond prej 18 milionë euro është vënë  nën sekuestro nga Përmbarimi. Zëdhënsja Ina zhupa thotë se kjo kompani ishte nën sekuestro edhe kur u tenderua ndërtimi i rrugës nga shkolla teknologjike deri tëk sheshi 'Shqiponja'.

Ina Zhupa: Situata është sa absurde, aq edhe jo ligjore. Një kompani që ka çdo pasuri nën sekuestro dhe pasuritë e saj mund të dalin në ankand, nuk mund të kryejë punë publike. Në vend që të përfitojë 18 milionë euro nga buxheti I shtetit, kompania e paracaktuar nga Edi Rama për aferën korruptive të Unazës së Re, duhet të paguajë detyrimet që i ka shtetit, në këtë rast Inspektoriatit të Ndërtimit, me të cilin po prish godinat.

 Sipas Partisë Demokratike, duhet të paguajë detyrimet që i ka shtetit dhe jo të marrë 18 milionë euro prej tij.



EMISIONET