Denoncimi i familjarëve në Sarandë, mësuesi puthi në buzë nxënësen e klasës V

Denoncimi i familjarëve në Sarandë, mësuesi puthi në

Një rast ngacmimi seksual me të mitur në një shkollë 9 vjeçare në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë është denoncuar nga famuljarët dy muaj pas ngjarjes.

Ngjarja flitet se ka ndodhur në shkollën "Ali Hajdini".  11 vjeçarja, nxënëse e klasës V pretendon se mësuesi e ka puthur në buzë

Rrëfimi i të miturës A.A për Ora News:  Isha me një shoqe dhe po pastroja shkollën. Kur vajtëm në mes të korridorit më thotë lërja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë.  Më thoshte kur ta bëja me shenjë përse nuk dilje jashtë. E pyeta pse të dilja? Po nuk dole më, më tha do të të vë 4. Unë i marr vetë 4-at dhe 10-tat e mia dhe më puthi. Unë ika.

Ngacmimi seksual u mbajt i fshehtë prej dy muajsh për shkak të paragjykimeve. E ëma tregon se nuk e ka bërë publik rastin edhe sepse ka pasur ndërhyrje për të mos folur

Mamaja e vajzes: Më tregoi se në orën e pastrimit e kishte kapur vajzën dhe e kishte puthur. Ne nuk e vazhduam historinë. Ai u interesua që ne të mos bëjmë gjë denoncim.

Prindërit ishin divorcuar ndërsa 11-vjecarja A. A jetonte prej vitesh në fshatin e gjyshërve të saj në Kalasë të Bashkisë Delvinë, ndërsa e ëma e saj jeton në Sarandë.

Nena: "Vajza qëndroi dy muaj në shkollë, nuk vajti fare. Tani vajza shkon sepse mësuesi është larguar nga aty dhe në vend të tij ka ardhur vajza e tij për të dhënë mësim"

Disa orë pas denoncimit në media, Drejtoria Arsimore Delvinë pezulloi përkohësisht mësuesin Neshat Tepelena. 

Një muaj më parë ai ishte transferuar në një shkollë tjetër në fshatin Tatzat.

Jashtë kamerave, banorët e fshatit thonë se ky nuk ishte rasti i parë, madje disa prej tyre thonë se ky është rasti i tretë i ngacmimit seksual me nxënësit i këtij mësuesi.

EMISIONET