Emisioni investigativ “BOOM” denoncoi mbrëmjen e sotme ngërçin e krijuar me Doktoraturat në Universitetet Publike, ku prej katër vitesh mungojnë kuotat për doktorantë. Problematika duket se ka favorizuar Universitetet private ku edhe pagesat janë shumëfish më të mëdha. Drejtuesit e Fakulteteve të pyetur mbi këtë çështje thonë se janë në pritje të akteve nënligjore nga qeveria për përcaktimin e kritereve që duhet të përmbushin kandidatët për doktorant.Vetë MAS sqaron se është në punë e sipër për hartimin e bazës ligjore.

Që nga viti 2013 në arsimin e lartë publik në vend nuk ka pasur kuota të miratuara për ciklin e tretë të studimeve, pra Doktoratura. Arsyeja me të cilën kryeministri Rama dhe Ministria Nikolla kanë justifikuar këtë bllokim, ka qenë mungesa e standardeve në institucionet arsimore publike për të prodhuar doktorant.

Rama: Doktoraturat me tema gallatë, do gajasnin edhe kafshët


Rama: Doktoratë në infermieri me titullin, “Roli i diplomacisë së vendeve të vogla në sigurinë rajonale”.Do të gajaste jo gjithë botën njerëzore, por dhe botën e kafshëve. Doktoratë tjetër në infermieri me titullin “Vlerësimi i performancës në Poliklinikën e Shkodrës”…

Nikolla: Situata nuk ka asnjë pengesë nga ana e Ministrisë së Arsimit që lidhet me Doktoraturat. Pengesa është standardi, duke rezultuar që një profesor të ketë dhe 41 doktorantë. Kemi ecur hap pas hapi për të zgjidhur këtë ngërç, për të ardhur në parametrat që ligji, por edhe standardi i ligjit të ri për arsimin e lartë kërkon dhe padyshim me kërkesën që do të vij nga Universitetet, Ministria e Arsimit do të ofrojë formimin e ri në doktoraturë.

Fatura e Doktoraturës në Universitetet Publike dhe Private

Prej vitit 2013 institucionet publike arsimore në vend nuk kanë marrë asnjë kuotë të re për ciklin e tretë të studimeve, atë të Doktoraturave.  

Në korrik 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e realizuar pas  inspektimeve në Ministrinë e Arsimit, ka arritur në përfundimin se ky bllokim nga njëra anë ka akumuluar rritjen e kërkesës për këtë shërbim dhe nga ana tjetër ka shkaktuar të ardhura të munguara.

Ky institucion ka llogaritur madje dhe faturën e dëmit të shkaktuar në buxhetin e shtetit për shkak të këtij bllokimi. Më konkretisht KLSH shkruan: “Kështu nga një llogaritje e thjeshtë (nisur nga një tarifë minimale prej 204,000 lekë, me një numër minimal kuotash 300), buxhetit të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë i mungojnë 61,200 mijë lekë, fonde të cilat, si rrjedhojë e bllokimit të fondeve publike, kanë kaluar në financimin e institucioneve private”.


Në Publik

Gazetarja: Sa ka qenë pagesa që duhet të bënte një student?

Dekani i fakultetit të gjuhëve të huaja: Pagesa ka qenë 200 mijë lekë të reja.

Në Privat


Universiteti privat: Së pari më duhet të them që Universiteti ende nuk i ka marrë kuotat. Shpreson që së shpejti, por nuk është se kemi një përgjigje definitive përsa i përket tarifës mund të të them që i gjithë programi shkon ….tashmë doktoratura është 5 vjet shkon 10 000 euro.

BOOM pyeti dekanët e dy fakulteteve, atë të gjuhëve të huaja dhe të fakultetit të historisë dhe filologjisë të cilët sqaruan se pritet një vendim qeverie, apo ndryshe akt nënligjor për përcaktimin e kritereve që duhet të përmbushin kandidatët për doktorant dhe se ata në çdo kohë janë gati për zhvillimin e doktoraturave.

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dr. Sabri Laçi: Neni 79 pika 7 e ligjit për arsimin e lartë, thotë shprehimisht: Këshilli i ministrave miraton kriteret që uhet të përmbush kandidati për fitimin e gradës shkencore doktor, sipas përcaktimeve të këtij ligji si dhe standardet për fitimin e titujve akodemikë profesor dhe proffesor i asociuar. Në momentin që ky akt nënligjor, ky vendim vjen, procesi fillon.

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Artur Sula: Ne jemi të ndalur. Kemi pasur nga ministria e arsimit në maj të 2017 , dy drafte propozim, të cilët i kemi diskutuar gjerësisht nëpër stafe dhe i kemi kthyer në propozimet tonë. Tani presim nga Ministria përsëri që të shpallet kush draft është fitues ose i miratuar dhe në bazë këtij drafti, ne do të vijojmë pastaj për të proceduar sipas gjithë udhëzimeve që do na jap ministria për të marrë aplikimet  e doktorantëve të rinj. Kemi një rankim shumë të gjerë të shtresave në të cilat pas masterit janë të interesuar përe të kryer studimet në doktoraturë. Nuk kemi akoma udhëzim që të na ngarkojë ne me përgjegjësi. Në momentin që del udhëzimi do bjerë përgjegjësia mbi ne dhe ne kësaj përgjegjësie i përgjigjemi në kohë shumë të shkurtër.

MAS: Jemi duke punuar për plotësimin e bazës ligjore

Ministria e Arsimit thotë po vazhdojmë punën për plotësimin e bazës ligjore. Ka dy vjet që nga 2015 po punon për bazën ligjore.

“Ne kuadrin e Reformes ne arsimin e larte, baza ligjore e te ciles u krijua me miratimin e ligjit rir. 80/2015 “Per arsimin e lart dhe kerkimin shkericor ne institucionet e arsimit te larte ne Republiken e Shqiperisë”, kerkohet percaktimi i kritereve dhe standardeve te reja si dhe krijimi i kapaciteteve te nevojshme ne institucionet e arsimit te larte per pranimin e doktoranteve. Te tille mund te permendim kriterin e pranimit te doktoranteve te studente te ciklit te hete, me kohe të plote, te atashuar prane departamenteve.Per pergatitjen dhe plotesimin e kuadrit ligjor ne zbatim e ligjit te sipercituar, janë ngritur dhe po punojne tre grupe pune, aktet e draftuar nga te cilet jam miratuar tashme ose jane ne proces miratimi”.

Për Drejtorin e kurrikulave dhe standardeve në rektoratin e Universitetit të Tiranë , Çlirim Duro nëse deri nga 2012-2013- 2015-2016 kuotat kanë qenë atribut e Ministrisë së Arsimit, me ligjin e ri të Arsimit të Lartë kjo ka ndryshuar.

Tani atributin e ka Universiteti, por duhen fondet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor si dhe priten aktet nënligjore që theksuan se mungonin edhe dekanët e fakulteteve.

Ligji i ri i arsimit të lartë e ka parashikuar se në ciklin e të drejtës së studimeve në doktoratë nuk mund të hyj çdokush.

Por janë të gjithë ata që janë staf i brendshëm i Universiteteve private në rastin tonë në Universitetin e Tiranës apo Universitete të tjera që nuk kanë doktoraturë në një fushë të caktuar apo ata staf që punojnë në Institute Kërkimore Shkencore.

Çlirim Duro: Ligji i ri i arsimit të lartë e ka parashikuar në ciklin e të drejtës së studimeve në doktoratë nuk mund të hyj çdokush.Por janë të gjithë ata që janë staf i brendshëm i Universiteteve Private në rastin tonë në Universitetin e Tiranës apo Universitete të tjera që nuk kanë doktoraturë në një fushë të caktuar apo ata staf që punojnë në Institute Kërkimore Shkencore. Pra ky është grupi që mund të vazhdoj doktoratën në republikën e Shqipërisë.

Duke filluar nga viti 2013-2016 kuotat e doktoratës kanë qenë artribut i ministrisë së arsimit për shkak të ligjit të vjetër.   Nga viti 2016-2017, 2017-2018 është një atribu që ka Universiteti, por kjo duke parë edhe agjencinë përkatëse, e cila është ajo që të jep fondet për shkollën e doktoratës.Ke si fakultet ose departament një plan të përgjithshëm dhe ke dhe plane individuale ky projekt shkon tek agjencia kombëtare e kërkimit shkencor dhe aplikon për fonde. Dhe është kjo agjenci që përcakton kush projekte janë fituese.

Përveç që Agjencia Kombëtare e kërkimit shkencor të filloj të lëvroi këto fonde ne po presim edhe një akt të rëndësishëm , që është akt nënligjor, vendimi i qeverisë , i cili përcakton dhe kriteret që do të përmbushi kandidati për të qenë pjesë e doktoratës.  



/Ora News.tv/