Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, të cilën ia ka dërguar një qytetar. Në video shfaqet një i ri, i cili qëllon me armë në ajër në oborrin e gjimnazhit "Naim Frashëri" në Durrës.

Ja çfarë shkruan Berisha

Qëllohet me armë zjarri në oborrin plot nxënës të gjimnazit Naim Frasheri në Durrës!

Nerkopolicia si zakonisht fsheh krimin!

Lexoni denoncimin dhe shikoni videon e nxënësit dixhital. Sb

Përshëndetje dua tju dërgoj një video nga gjimnazi Naim Frashëri në Durrës, ku adoleshenti në prani të nxënësve dhe mësuesve qëllin me armë në ajër. Policia fsheh krimin.


/Ora News.tv/