Dënohet me dy vite burg kontrabandisti që tentoi të trafikonte në Britani 6 shqiptarë

Dënohet me dy vite burg kontrabandisti që tentoi të trafikonte

Një kontrabandist është dënuar me dy vite burg, pasi tentoi që të trafikonte në Britani të Madhe 6 klandestinë shqiptarë në vitin 2017.

Jamie Parsons, 31 vjeç, u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në Zonën e Kontrollit të Mbretërisë së Bashkuar në Coquelles të Francës.

Ai u kap teksa po drejtonte një makinë për kamping dhe pretendonte se po kthehej nga një udhëtim në Belgjikë.  Por, pas dyshimeve të policisë atij iu bë një kontroll në makinë, ku iu gjetën në total 6 shqiptarë, të cilët kishin paguar për tu futur në Britani.

Shqiptarët e fshehur në makinë ishin katër burra dhe dy gra, të cilët nuk kishin dokumentacion për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Jamie Parsons pranoi se ndihmoi shqiptarët për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Ndërsa shqiptarët pas incidentit iu dorëzuan autoriteteve franceze.

EMISIONET